8 Maj 1961
“Nuk i lejova vetes te mendoja
per gje tjeter perveç punes qe kisha ne duar. Ishte e nevojshme te ndihesha i
forte dhe te shtrengoja dhembet. Ne momentin qe do humbja ndjenjat, i kisha
dhene Sasha Artemev-it nje shiringe dhe i kisha treguar se si te kryente
injeksionin. Zgjodha nje pozicion gjysem te shtrire. I tregova Zinovy
Teplinsky-t se si te mbante pasqyren. Te shkretet asistente te mi! Ne fund u
hodha nje sy: ata po qendronin aty me kemishat e tyre te bardha, me te bardhe
se kemishat e tyre. Edhe une isha i trembur. Por, kur mora shiringen me
novokaine dhe kreva injeksionin, dhe pastaj fillova te operoja, nga ai moment
me pas nuk vura re asgje tjeter.