Procesi fiziopatologjik i gjinekomastise ka te
beje me nje dizekuiliber ndermjet veprimeve te estrogjenit te lire dhe
androgjenit te lire mbi indin e gjoksit.
Gjate fazes se mesme dhe drejt
perfundimit te pubertetit, mund te prodhohet me teper estrogjen nga testikujt
dhe indet periferike perpara se nivelet e testosterolit te arrijne nivelet e
nje te rrituri. Shkaqe te tjera te gjinekomastise ne te gjitha moshat perfshin
tumoret me qeliza te Leydig ose Sertolit (sekrecione estradioli dhe gonadotropina
korionike njerezore, hCG), karcinoma polmonare me qeliza te medha ose karcinoma
gastrike dhe ajo me qeliza renale, (sekrecione hCG) nje rritje e aktivitetit te
aromatazit lidhur me tireotoksikozen, sindroma e Klinefelter-it , tumoret e
gjendrrave mbiveshkore dhe tumoret testikulare. Gjithashtu ilaçe si
spironolaktoni, mund te shkaktojne kete çrregullim. Shkaqe te tjera jane
alkoli, marjuana, opioidet, semundja e melçise dhe hipertiroidizmi.
GJINEKOMASTIA – TE PERJASHTOHET
MALINJITETI
Ne nje pacient me gjinekomasti,
eshte e rendesishme te perjashtohet malinjiteti. Indi ne gjinekomasti eshte i
bute, elastik ose i qendrueshem (eng. firm) por zakonisht jo i forte. Zona e
prekur ndodhet kryesisht perreth thithkes, dhe nga pikepamja klinike eshte e
pranishme ne te dy gjokset ne rreth gjysmen e pacienteve. Nderkohe, karcinoma e
gjoksit eshte zakonisht e forte ose e qendrueshme, lokalizohet larg zones
perreth thithkave, dhe shpesh eshte njeanesore. Ne kancerin e gjoksit mund te
shihen shenja ne lekure ose terheqje e thithkes si dhe mund te kete gjakderdhje
ose dalje lengu nga thithka. Nese diferenca ndermjet gjinekomastise dhe
karcinomes se gjoksit nuk mund te kryhet vetem me te dhenat klinike, atehere
pacienti duhet ti nenshtrohet nje mamografie diagnostike.
GJINEKOMASTIA – NORMALE APO
PATOLOGJIKE?
Prevalenca e larte e
gjinekomastise tek meshkujt me te vjeter (gjendjet gjate ekzaminimit ne 1/3 –
2/3 e meshkujve te vjeter dhe ne rastet e autopsive, ne 40 – 55% te meshkujve)
çon ne pyetjen nese duhet te konsiderohet si patologjike apo si pjese e
procesit fiziologjik te mplakjes.
NEJM Shtator 2007