Trupi ka nevoje per hekur
sepse ai luan nje rol te rendesishem ne metabolizmin e energjise dhe ne
prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut (eritropoieza). Hekuri eshte nje metal
qe merr pjese ne proceset redoks – per shembull reduktim nga nje substance organike
ose rioksidim nga oksigjeni. Ai lidhet i
vetem me oksigjenin ose si pjese e nje kompleksi. Hekuri trasportohet ne gjak
nga proteina transferrine dhe ruhet ne trup si proteinat ferritina dhe
hemosiderina. Format e rendesishme te hekurit funksional jane hemoglobina,
mioglobina, citokromet, proteinat hekur-squfur, enzimat me hekur dhe
laktoferrina.
Ku
ndodhet hekuri ne trup?
Rreth
2/3 e hekurit ne trup jane ne pigmentin e quajtur hemoglobine, e cila
trasporton oksigjen ne qelizat e kuqe te gjakut. Pjesa me e madhe e 20-30
gramve hekur qe nevojiten çdo dite per sintezen e hemoglobines vijne nga
riciklimi i qelizave te kuqe te gjakut te vjeteruara. Qelizat e kuqe te gjakut
jetojne rreth 120 dite perpara se pjeset e tyre te riperpunohen; hekuri
riciklohet ne trup dhe mbahet nje konstante e brendshme qe merret edhe nga
dieta.
Qelizat
e kuqe te gjakut qe jane vjeteruar shkaterrohen nga makrofaget ne shpnetke.
Transferrina merr hekurin e leshuar dhe e dergon ate ne palcen e kockes.
Qelizat e kuqe te gjakut qe po zhvillohen e marrin kete hekur dhe e bejne pjese
te tyre ne hemoglobine. Trupi nuk ka mekanizem aktiv per te hequr hekurin e
tepert, prandaj pak hekur humbet nga trupi.
Sa
hekur eshte i nevojshem?
Meshkujt
humbin te pakten 1 mg hekur çdo dite me djersitjen dhe renien e qelizave
epiteliale nga lekura, zorret dhe rruget urinare. Femrat humbasin me teper
hekur si pasoje e mestruacioneve: rreth 2 mg çdo dite. Duke qene se sasia e
humbjes se hekurit eshte e vogel, edhe sasia e nevojshme qe thithet nga dieta
eshte e vogel, per te sjelle serish ekuilibrin. Gjate kohes qe eshte e
nevojshme nje sasi me e madhe hekuri - per shembull gjate rritjes, shtatzanise
ose gjakderdhjes – zorret rrisin sasine e thithjes se hekurit deri ne 4-5 mg ne
dite. Thithja kthehet ne gjendjen normale kur nevojat bien. Pamvaresisht
nevojave minimale, anemia nga mungesa e hekurit eshte mjaft e perhapur ne bote.
Anemia
Burrat
me nje sasi emoglobine me pak se 13 mg/ml dhe grate me me pak se 12 mg/ml kane
anemi. Mendohet se rreth 500 milion njerez jane anemike, por shume me teper
kane mungese te depozitave te hekurit ose eritropoieze me mungese hekuri. Prevalenca
eshte e larte ne vendet ne zhvillim, ndersa ne Mbreterine e Bashkuar eshte e
larte tek foshnjet (eng. infants), femijet ne periudhen para shkollore,
adoleshentet dhe grate e reja.
Mesatarisht,
çdo mashkull i rritur ka 1000 mg hekur ne depozita. Depozitat e hekurit jane me
te uleta tek femrat e rritura (300-500 mg), gati mungojne tek femrat e reja dhe
mungojne tek adoleshentet dhe femijet. Per te sapolindurit, depozitat e
kufizuara te hekurit jane veçanerisht te rendesishme si burim i hekurit ne
gjashte muajt e pare te jetes te nje sapolinduri sepse sasite e hekurit ne
qumeshtin e gjirit jane te uleta.
Mungesa
e hekurit ndodh nepermjet disa fazave qe kalojne nga mbarimi i depozitave te
hekurit deri tek anemia.