Ky shkrim eshte marre nga nje reviste mjekesore dhe do te paraqese para
jush nje rast klinik. Mund te them qe perben nje risi per kete faqe ne menyren se si do te
zhvillohet. Mund ta cilesojme fare mire nje eksperiment per te pare reagimin. Do te perbehet nga 2 pjese te ndryshme: Nje pjese e shenuar me
shkrim te trashe qe do te paraqese rastin klinik siç ka ndodhur dhe nje pjese
me shkrim normal qe do paraqese komentin e nje specialisti i cili analizon
rastin! Veçantia e ketij shkrimi do te jete ne faktin qe mund te behen pjese e
tij duke shkruajtur komentet tuaja ne adresen e email-it te faqes (mjekesiasot@gmail.com) dhe komentet
kryesore do te vendosen gjate shkrimin perpara se te shkruhet pjesa e
specialistit. Artikulli do te plotesohet me elemente te reja (analiza, komente,
etj) me kalimin e kohes qe do te tregojne se si vazhdon rasti klinik duke ju dhene mundesine qe te vleresoni mendimet tuaja dhe te mund te ndertoni hipoteza te tjera nese e shihni te arsyeshme. E gjithe kjo sherben ne analizimin e rastit ne fjale dhe menyren se si do ta kishit menaxhuar situaten.
Mjekesia Eshte Profesioni i Vetem qe Punon ne Menyre te Pandalur per te Shkaterruar Qellimin e Ekzistences se Vet! (James Bryce)
lunedì 25 febbraio 2013
sabato 23 febbraio 2013
Sindroma e Cushing
Cilat karakteristika klinike mund te bejne te dyshohet per nje diagnoze te sindromes se Cushing?
Karakteristikat klasike perfshijne shtim ne peshe, rrumbullakosje te fytyres, hiperglicemi, ekimoza, vija te gjera ne trup, edeme, dobesi te muskujve, hipokaliemi, raste tromboze dhe infeksione te shumta. Osteopenia dhe osteoporoza mund te shihen si pasoje e nje terapie te gjate me glukokortikoide.
sabato 9 febbraio 2013
Studimet mbi Perdorimin e Ivacaftor (Kalydeco) ne Fibrozen Cistike me Mutacione te Ndryshme nga G551D
Jane shume studimet me Ivacaftor
(Kalydeco) qe jane programuar ose kane filluar. Ketu po paraqesim disa prej
tyre qe komunikohen me ane te faqes www.clinicaltrials.gov
Iscriviti a:
Post (Atom)