Cila rruge duhet ndjekur per
nje diagnoze diferenciale te hipokaliemise?
Veshkat mund te ulin sasine e
humbjes se kaliumit ne urine nen 20 mmol ne dite, keshtu qe hipokaliemia vetem
nga nje sasi e pamjaftueshme e dhene nga jashte eshte e rralle. Pjesa me e
madhe e rasteve te hipokaliemise vjen nga nje humbje e tepert e kaliumit. Sfida
per mjekun eshte te dalloje humbjet nga shkaqet renale prej atyre jo renale.