Elektrokardiograma
(EKG) eshte nje regjistrim i aktivitetit elektrik te zemres dhe kryhet nga disa
elektroda qe vendosen ne superfaqen e lekures, zakonisht ne krahe, kembe dhe
mbi gjoks. Funksioni i zemres eshte te zgjerohet dhe tkurret per te derguar
gjak ne trup dhe kjo gje kryhet me ane te disa impulse elektrike brenda zemres.
Keto impulse mund te dallohen nga elektrodat mbi lekure dhe te trasmetohen tek
aparatura e elektrokardiogrames me ane te disa kabujve. Keto impulse kthehen ne
disa vale nga elektrokardiografi, me ndihmen e nje maje pene qe leviz mbi nje
rrip letre. Cdo cikel kardiak regjistrohet ne nje seri valesh.
PER
CFARE PERDORET ELEKTROKARDIOGRAMA?
Elektrokardiograma
perdoret per te treguar
-
Nese ka ndonje te rrahur zemre anormale ose
aritmi
-
Nese ka nje ulje te ushqimit te zemres me gjak
ose oksigjen
-
Nese ka ndodhur nje atak kardiak ne te shkuaren
ose eshte duke ndodhur
-
Cila pjese e zemres eshte demtuar
-
Nese ka miokardit (inflamacion i miokardit)
![]() |
Elementet perberese te nje elektrokardiograme (Imazhi nga Anthony Atkielski me ane te Wikipedia [Licenca PublicDomain]) |
Elektrokardiograma
regjistron aktivitetin elektrik te zemres, i cili ben qe muskuli i zemres se
tkurret. Nje EKG normale eshte e perbere nga disa valezime qe tregojne nje
rrahje kardiake. Nje cikel kardiak perfshin nje te rrahur zemre kur ajo mbushet
me gjak dhe pastaj tkurret per ta derguar ne trup. Nje zone e specializuar e
zemres e quajtur nyja sinoatriale sinjalizon fillimin e ciklit. Ne atrium-in e
zemres (dhome kardiake ku gjaku qendron perkohesisht perpara se te kaloje tek
ventrikujt nga ku do te dergohet drejt organeve te tjera), nje ndryshim
elektrik ben qe pena e EKG te levize dhe pastaj te kthehet serish ne pozicionin
neutral. Vala e prodhuar quhet vala P. Me pas, impulsi elektrik kalon neper
nyjen atrioventrikulare per te mberritur qelizat e muskujve te ventrikujve,
duke bere qe ato te depolarizohen (ndryshim ne ngarkesen elektrike te tyre).
Duke qene se muret e ventrikujve jane me te medha se ato te atriumit, sasia e
ndryshimit elektrik eshte me e madhe dhe pena vizaton nje vale me te gjere. Kur
ndryshimi elektrik perfundon, pena kthehet serish ne pozicionin neutral, duke
lene pas nje shenje qe merr emrin kompleksi QRS, qe eshte i perbere nga nje
vale Q, nje vale R dhe nje vale S. Ndryshimet elektrike qe ndodhin nderkohe qe
fibrat muskulare ventrikulare ripolarizohen (rekuperojne ndryshimet e tyre
elektrike) prodhojne valen T nderkohe qe pena leviz serish, duke perfunduar
keshtu nje cikel te vetem kardiak ose
rrahje zemre. Keto elemente te EKG tregojne nese impulset elektrike po
udhetojne neper zemer me shpejtesine e duhur apo jo dhe ne rendin e duhur apo
jo!
Shkrimi i pershtatur nga : JAMA 2003; 289 (16): 2166
[Informacionet
e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por
nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te
jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi
ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore ,
ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni pacienteve tuaj per qellime informative mbi elektrokardiogramen]
"Nuk ka mjek te pagabueshem"
(Edward E. Rosenbaum)