Pacienti ishte nje mashkull, me
profesion politikan qe si shqetesim kryesor kishte letargjine. Ishte rreth 1.8
m i gjate dhe ishte obez; shperndarja e dhjamit ishte kryesisht ne bark. Kishte
dispne edhe me sforcimet e lehta fizike. Gjate dites, paraqitej i pergjumur;
miqte dhe koleget e punes vinin re qe ndonjehere e zinte gjumi gjate
konferencave dhe bisedave. Naten gerrhiste. Nderkohe qe mosha kalonte, filloi
te kishte angine e cila, bashke me dispnene, u be edhe me e rende, dhe
megjithse vazhdonte te punonte, simptomat e tij shkaktuan nje shtrim ne nje
rast. Drejt fundit te jetes se tij, ai ishte kryesisht i mbyllur ne shtepine e
tij. Pak dite para vdekjes se tij ishte ne gjendje semikomatoze, dhe vdiq duke
mos pasur asnje rezultat ne infuzionet intravenoze qe ju dhane.