Si mund te dallohet neuropatia nga miopatia
ne ekzaminimin fizik?
Edhe pse ekzistojne perjashtime te
rendesishme, dobesia qe eshte kryesisht proksimale zakonisht tregon nje problem
miopatik ndersa dobesia qe eshte kryesisht distale tregon nje problem neuropatik.
Dobesia segmentale qe perfshin miotome specifike me nje shperndarje multifokale
mund te tregoje nje neuropati motore. Dobesia per disa veprime specifike ben te
dyshohet per nje çrregullim i trasmetimit neuromuskular. Rezultatet e nje
analize sensoriale (te ndjeshmerise) zakonisht jane abnormale ne pacientet me
neuropati dhe normale ne pacientet me probleme miopatie. Reflekset jane te
dobesuara ose nuk jane te pranishme ne neuropatite e pergjithshme ndonjehere ne
menyre disproporcionale me graden e dobesise. Nderkohe, reflekset jane
relativisht te ruajtura tek miopatite, perveç rasteve kur situata eshte e perparuar.