Urina formohet ne veshke dhe
mblidhet ne fshikez. Fshikeza zgjerohet dhe tkurret ne varesi te sasise se
urines qe mban. Kanceri mund te formohet ne fshikez ashtu siç formohet ne
organet e tjera te trupit. Pjesa me e madhe e kancereve te fshikezes formohen
ne qelizat e shtreses se brendshme te fshikezes.
SIMPTOMAT
-
Gjak ne urine
-
Urinim i shpeshte
-
Dhimbje ne urinim
FAKTORET E RREZIKUT PER
KANCERIN E FSHIKEZES
- Duhani rrit shume mundesine per te pasur kancer
te fshikezes. Duhani gjithashtu rrit edhe rastet e vdekjes nga kanceri i
fshikezes.
-
Personat e moshuar kane nje rrezik me te larte
per kancer te fshikezes krahasuar me individet e rinj.
-
Meshkujt zhvillojne kancer te fshikezes 4 here
me teper se sa femrat.
DIAGNOZA
Diagnoza dhe trajtimi i
kancerit te fshikezes kryhet ne pergjithesi nga nje urolog (mjek i specializuar
ne kirurgjine e rrugeve urinare). Urina mund te dergohet ne laborator per
analize, numerim te qelizave qe ka dhe per analiza mikrobiologjike.
Cistoskopia, kalimi i nje tubi me drite ne fshikez me ane te uretres (tubi qe
lejon largimin e urines nga fshikeza jashte trupit), mund te kryhet per te pare
shtresen e brendshme te fshikezes dhe te kerkoje rritje kanceri. Mund te kryhen
biopsi (marrje indi) per ti analizuar ne mikroskop. Analiza te tjera perfshijne
pielogramen intravenoze, rreze X qe shohin veshkat dhe ureteret (tubat qe
lejojne kalimin e urines nga veshkat tek fshikeza). Nese dyshohet per nje
kancer te fshikezes me invaziv, mund te kryhen analiza te tjera per te analizuar
se sa eshte shperndare kanceri.
TRAJTIMI
Trajtimi zakonisht perfshin
nje prerje transuretrale (nepermjet uretres) te tumorit te fshikezes. Kjo
procedure kirurgjikale kryhet me pacientin ne anestezi. Mund te jete e
nevojshme nje nderhyrje me e gjere nese kanceri i fshikezes ka kaluar shtresen
e brendshme te fshikezes. Kjo mund te perfshije nje cistektomi (heqje te
fshikezes) dhe krijimin e nje sistemi drenazhi te urines. Kemioterapia
(perdorimi i ilaçeve antikancer), terapia me rreze dhe terapia imunologjike
mund te perdoren per te trajtuar kancerin e fshikezes ne faze te avancuar.
Terapia imunologjike perdor agjente biologjike qe ndihmojne sistemin imunitar
te trupit per te luftuar kancerin e fshikezes.
Burimi i Informacionit: JAMA
2005; 293 (7): 890
[Informacionet e paraqitura ne
keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te
zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas
per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje
. Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju
keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni pacienteve tuaj per qellime informative mbi kancerin
e fshikezes]