4 gjendrrat paratiroide
gjenden prane gjendrres tiroide ne pjesen e ulet te perparme te fytit. Edhe pse
jane prane tiroides, ato funksionojne ne menyre te pavarur nga ajo. Gjendrrat
paratiroide prodhojne nje substance te quajtur hormoni i paratiroides (PTH), qe
rregullon nivelin e kalciumit ne gjak. Duke ndihmuar trupin per te thithur
kalciumin nga ushqimi, PTH mban nivelet e duhura te kalciumit, te rendesishme
per nje funksion te mire te kockave. Gjithashtu, PTH ndihmon per te kontrolluar
nivelin e kalciumit qe leshohet nga kockat dhe qe pastaj largohet me urinen.
Kur gjendrrat paratiroide prodhojne teper PTH, krijohet nje gjendje e quajtur
hiperparatiroidizem primar, qe shkakton nivele te larta te kalciumit ne gjak.
Hipertiroidizmi mund te ndodhe
edhe si pasoje e problemeve mjekesore si semundjet renale, dhe kjo merr emrin
hiperparatiroidizem dytesor.
![]() |
Gjendrrat e Paratiroides |
DIAGNOZA
Duke qene se
hiperparatiroidizmi shpeshhere fillon pa simptoma, mund te diagnostikohet nga
nivelet e larta te kalciumit te zbuluara ne nje analize gjaku te zakonshme.
Konfirmimi i niveleve te larta te PTH ne gjak vendos diagnozen e
hiperparatiroidizmit. Ndonjehere radiografia abdominale mund te tregoje gure ne
veshka te shkaktuar nga nivele te larta te kalciumit. Mund te kryhen teste te
densitetit te kockes qe tregojne nivelin e humbjes se kalciumit ne kocka.
FAKTORET E RREZIKUT PER
HIPERPARATIROIDIZMIT
-
Seksi femer
-
Mosha me e madhe se 60 vjeç
-
Neoplazite endokrine multiple (gjendje e
trasheguar qe perfshin disa gjendrra endokrine, nder te cilat edhe gjendrrat e
paratiroides)
-
Insuficienca renale (faktor rreziku per
hiperparatiroidizmin dytesor)
SIMPTOMAT E HIPERTIROIDIZMIT
-
Keputje
-
Depresion
-
Probleme me memorien
-
Dhimbje abdominale
-
Dhimbje ne zona te tjera te trupit
-
Stipsi (veshtiresi me dale jashte)
KOMPLIKACIONE
-
Gure ne veshka
-
Presion i larte i gjakut
-
Osteoporoze (hollim i kockave)
-
Fraktura te kockave te dobta
TRAJTIMI
Kirurgjia eshte ne pergjithsi
trajtimi per hiperparatiroidizmin primar. Gjendrrat hiqen ne menyre
kirurgjikale (paratiroidektomi) me ane te nje prerje te vogel ne qafe.
Komplikacionet me te zakonshme te kesaj nderhyrje jane demtimi i nervit qe
inervon kordat e zerit (duke shkaktuar perkeqesim ose humbje te zerit) dhe
nivele te ulta ne gjak te kalciumit (hipokalcemi). Hipokalcemia pas nderhyrjes
mund te trajtohet me ilaçe dhe shpesh zgjidhet ne pak muaj pas nderhyrjes. Nese
nje individ nuk ka simptoma nga hiperparatiroidizmi, mund te zgjidhet
monitorimi i vlerave te kalciumit ne gjak si trajtim ne vend te kirurgjise. Ky
monitorim perfshin matjen e niveleve te kalciumit dhe ekzaminime nga nje doktor
per te kerkuar komplikacione te mundshme te hiperparatiroidizmit. Analiza e
densitetit kockor mund te perdoret si follow-up (ndjekje) per perparimin e
hiperparatiroidizmit.
JAMA 2005 ; 293 (14): 1818
[Informacionet e paraqitura ne
keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te
zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas
per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje
. Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju
keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni pacienteve tuaj per qellime informative mbi hiperparatiroidizmin]