Eshte kjo terminologjia qe ka
filluar te perdoret kohet e fundit per te treguar nje gjendje klinike ku
paraqiten karakteristika te azmes bronkiale por edhe ato te bronkopneumopatise
kronike obstruktive (BPKO ose SPOK). Ne protokollet GINA (Global Iniative for
Asthma) dhe GOLD (Global Initiative for Chronic Obstructive Lung Disease)
terminologjia eshte shfaqur ne vitin 2015 ku jane munduar ti japin nje
perkufizim gjendjes klinike, pamvaresisht se kerkoheshin studime per ta
karakterizuar me teper dhe per te percaktuar trajtimin e duhur te kesaj
situate.
Mjekesia Eshte Profesioni i Vetem qe Punon ne Menyre te Pandalur per te Shkaterruar Qellimin e Ekzistences se Vet! (James Bryce)
mercoledì 21 novembre 2018
giovedì 18 ottobre 2018
Metastazat Pleurale
Kanceri i pulmonit eshte kanceri me i zakonshem tek meshkujt qe jep metastaza pleurale nderkohe qe tek femrat eshte kanceri i gjirit. Keto shkaktojne rreth 50 - 65% te versamenteve malinje. Linfomat, kanceret e aparatit urogjenital dhe ato gastrointestinal jane pergjegjes per rreth 25% te rasteve. Ne 7 - 15% te rasteve nuk gjehet nje neoplazi primare per versamentin malinj.
Burimi i Informacionit: Thorax 2003; 58 (Suppl II): ii29 - ii38
domenica 23 settembre 2018
Sindromat Koronare Akute
Me kete emertim pershkruhen
nje sere situatash klinike qe kane si pasoje iskemine akute te miokardit (nje
sasi e pamjaftueshme gjaku per muskulin e zemres). Ato shkojne nga angina e
paqendrueshme deri tek infarktet e miokardit. Kane lidhje me bllokimin e nje ose
me shume arterieve koronare (arteriet e zemres) qe ushqejne me gjak, oksigjen
dhe ushqime indin e zemres. Kjo sindrome paraqet nje urgjence mjekesore dhe
mund te vendose jeten ne rrezik. Nje zbulim sa me i hershem dhe nje nderhyrje
sa me e hershme rrit perqindjen e rezultateve pozitive me ane te trajtimeve te
duhura.
sabato 8 settembre 2018
Hipoglicemia - Shenime Klinike
Vlera te glicemise nen 50 mg/dl.
Vlereso shkaqet:
-
Insuline ose terapi te tjera hipoglicemizante
-
Alkoli
-
Infeksione ose sepsi
venerdì 17 agosto 2018
Vertigo dhe Terapia Kardiake - Shenime Klinike
Kujdes me pacientet me digoksine ne terapi. Nese fillojne te referojne nauzea ose ndjesine e vertigos, nje parametrat qe duhet matur eshte digoksinemia per nje intoksikim te mundshem nga digoksina. Gjithashtu duhet rivleresuar terapia per nderveprime te mundshme me ilace te tjera qe mund te shtojne nivelin e digoksines ne gjak.
Matni presionin arterial, glicemine dhe kryeni nje EKG per te vleresuar shkaqet e tjera te simptomave. Pacientet me beta bllokues qe bejne kriza hipoglicemike mund te jene asimptomatike, prandaj kujdes sepse mund te bejne lipotimi
martedì 3 luglio 2018
Acidi Traneksamik
Eshte agjent antifibrinolitik i cili aktualisht gjendet ne listen e barnave themelore sipas OBSH (World Health Organ Tech Rep Ser. 2015;994:vii–v.1-546).
mercoledì 13 giugno 2018
Kontrolloret Qendrore te Frymemarrjes
Qendra respiratore bulbare formohet nga: Grupi respirator dorsal pergjegjes per inspirimin ndersa ai ventral pergjegjes per ekspirimin. Jane te pozicionuar ne zonen retikulare te palces, nen dyshemene e ventrikulit te katert.
sabato 31 marzo 2018
Furunkuli
Furunkuli eshte nje inflamacion akut nekrotiko purulent i folikulit te qimes dhe indit perreth.
venerdì 23 marzo 2018
Parandalimi Onkologjik
Kancerogjeneza eshte procesi gjate se cilit faktore determinues nderhyjne ne momente te ndryshme duke bere te mundur avancimin e vete procesit. Ne kete proces kemi nje faze fillimi qe pasohet nga momenti i instalimit dhe pastaj perparimi.
lunedì 19 marzo 2018
Tuberkulozi dhe Kolla
Rreth 9.6 milion persona ne gjithe boten zhvilluan tuberkuloz aktiv ne vitin 2014 dhe rreth 1.5 milion vdiqen si rezultat i tuberkulozit (WHO Global Tuberculosis Report 2015) . Kolla e cila shpeshhere eshte me sputum, eshte simptoma me e zakonshme ne individet me tuberkuloz pulmonar.
sabato 17 marzo 2018
Aspergiloza Pulmonare Invazive - Galactomannani
Aspergiloza pulmonare invazive ndodh kryesisht ne pacientet me faktore rreziku specifike si neutropenia per nje kohe te gjate, trapiant organesh ose palce, perdorim per kohe te gjate i kortikosterideve ose imunodeficiencat e renda te trasheguara.
Iscriviti a:
Post (Atom)