sabato 23 febbraio 2019

Bronkopneumoni Bazale Sin ne Terren te Bronkiektazive

Pacient mashkull, 37 vjec, paraqitet si shtrim me diagnoze bronkopneumoni bazale e majte.


Bronkopneumoni bazale sin

Ne hyrje paraqiste kolle dhe sputum mukopurulent si dhe temperature.

Ne anamneze paraqiste azem bronkiale nen trajtim me pompa inalatore si dhe episode te perseritura bronkopneumonie qe sic i referon "kane qene ne te njejten ane dhe i kane trajtuar me Moxifloxacine sepse vetem ai ilac bente pune"

Ju dergua sputum per BK direkt qe rezultoi negativ.

Pacienti gjate trajtimit ju nenshtrua CT pulmoni qe evidentoi bronkiektazi bilaterale, me teper te perqendruara ne pulmon sinister si dhe nje vater bronkopneumonie sin.

Bronkiektazi ne lobin superior sin
Bronkiektazi ne Pulmon Sin
Bronkiektazi bilaterale
Vater bronkopneumonie ne lobin inferior sin

Ne ditet ne vijim, kuadri shkoi ne permiresim me reduktim te theksuar te simptomave. Radiografia perpara daljes, kryer ne distance 1 javore nga fillimi i shtrimit evidentonte permiresim te dukshem te vatres se referuar.


Radiografia e kontrollit pas trajtimit

Pacienti del ne gjendje te permiresuar me rekomandime per ndjekjen ambulatoriale.

"Deshira per tu sheruar ka qene gjithmone gjysma e shendetit"
(Lucius Annaeus Seneca)