mercoledì 13 marzo 2019

Intoksikimi nga Vitamina A

Marrja e suplementeve te vitamines A eshte e rendesishme per te parandaluar verberine ne disa zona te caktuara ku ka mungesa ushqimesh me vitamine A.


Ajo perthithet dhe transportohet ne formen e retinolit ne melci ku edhe depozitohet.

Struktura e trans-retinol (Imazhi: NEUROtiker/Wikimedia/Open Domain)


Vitamina A mund te jape problematika te vecanta kur merret ne mbidoze per arsye te ndryshme. Ajo mund te shkaktoje demtime akute te melcise, cirroze si dhe ne disa raste edhe hipertension portal. Demtime te tilla akute jane pare qe ne dozat 25.000 njesi/dite.

Ne rastet e nje toksiciteti akut nga vitamina A mund te evidentohen simptomat e meposhtme:
-          Nauza
-          Te vjella
-          Veshtiresi ne shikim
-          Dhimbje abdominale
-          Dhimbje koke
-          Atake epileptike
-          Dhimbje te muskujve
-          Gjendje konfuzionale, etj

Nderkohe ne rastet e nje toksiciteti kronik nga vitamina A mund te evidentohen:
-          Anoreksi
-          Humbje e flokeve
-          Therja e membranave ose renie e lekures
-          Dhimbje koke
-          Humbje peshe
-          Diarre
-          Anomali te ciklit menstrual etj

Menyra me e mire per te zbuluar nje intoksikim te mundshem nga vitamina A eshte anamneza e detajuar sepse matja e niveleve te retinolit ne gjak nuk tregon sakte depozitat ne trup.

Per me teper mbi tematiken lexoni:
-          Lauren A. Beste, et al. Too Much of a Good Thing (Clinical Problem Solving) NEJM 2016; 374: 873 – 878
-    Office of Dietary Supplements. Dietary Supplement Fact Sheet: Vitamin A. National Institutes of Health [Link]
-     MedScape

"Nese thua te verteten, nuk ke pse mban mend gje"
(Mark Twain)