martedì 9 aprile 2019

Glasgow Coma Scale - Shkalla e Glasgow per Komen

Eshte nje sistem pikesimi qe vlereson nivelin e ndergjegjes se pacienteve me demtime akute te trurit. Eshte pershkruajtur per here te pare ne vitin 1974 nga Graham Teasdale dhe Bryan Jennett ne nje publikim ne Lancet dhe aktualisht perdoret gjeresisht ne ambientet e urgjences dhe ne praktiken klinike te vleresimit te pacienteve te tille.

Te dhenat qe perfitohen nga ky pikesim ndihmojne ne vleresimin sa me te plote te pacientit si dhe ndihmon ne vendimet qe duhet te merren per ate pacient.

Pacienti vleresohet ne 3 drejtime dhe jepen pikesime ne secilin prej tyre:
HAPJA E SYVE
Spontane (+4)
Hapje me komande verbale (+3)
Me stimul dhimbje (+2)
Nuk hapen (+1)

PERGJIGJET ME TE MIRA VERBALE
Te folurit e orientuar (+5)
Konfuzionale (+4)
Fjale te pakta (+3)
Zhurma  por qe nuk jane te kuptueshme si fjale (+2)
Asgje (+1)

PERGJIGJET ME LEVIZJE
I pergjigjet komandave me levizje te duhura (+6)
Levizje te lokalizuara (+5)
Terheqje normal (+4)
Fleksion anormal (+3)
Ekstension (+2)
Asgje (+1)

Demtimi I trurit konsiderohet:
I rende: Glasgow Coma Scale (GCS) me pak ose i barabarte me 8
I moderuar: GCS ndermjet 9 dhe 12
I lehte: GCS me teper ose i barabarte me 13

Duhet te kihet parasysh qe GCS eshte nje vleresim pikesh dhe nuk duhet te perdoret si diagnoze ose te nenkuptoje nje demtim specifik cerebral.
Duke qene i thjeshte per ti rivleresuar mund te perdoret si parameter monitorimi i kuadrit klinik.

Per me teper mbi tematiken:
- Teasdale G, Jennett B: Assessment of coma and impaired consciousness: A practical scale. Lancet 304:81–84, 1974
- Reith FC, Synnot A, van den Brande R, Gruen RL, Maas AI: Factors Influencing the Reliability of the Glasgow Coma Scale: A Systematic Review. Neurosurgery:2017
https://www.glasgowcomascale.org/

Per sa i perket GCS tek femijet:
https://www.ebmedicine.net/media_library/files/Management-of-Multiply-Injured-Pediatric-Trauma-Patients-in-the-Emergency-Department-Trauma-CME-Calculators.pdf

Ne linkun e meposhtem eshte edhe nje formular i perdorur nga NHS:
http://www.eoetraumanetwork.nhs.uk/docs/default-source/trauma-east-manual-of-procedures-and-operations/tempo-10-c_gcs-(child).pdf?sfvrsn=4


"Cdokush eshte nje gjeni. Por nese gjykon nje peshk nga aftesia e tij per te ngjitur nje peme, do te jetoje gjithe jeten duke menduar qe eshte budalla"
(Albert Einstein)